Paralajmërohen ata që duan të investojnë në Bitcoin

Autori:Gazeta Fjala

screenshot-1_1504870384-7661538

Kur është fjala për ‘flluskat’ (bubbles) në ekonomi, fituesi i çmimit Nobel, ekonomisti Robert Shiller e di se për çfarë është duke folur.

‘Bubble’ ka kuptimin e një cikli ekonomik i cili karakterizohet nga rritja e shpejtë e vlerës së një aseti, ndjekur nga një tkurrje gjithashtu e shpejtë e tij.

Shiller është autor i librit më të shitur rreth kësaj teme, ‘Irrational Exuberance’. Kështu që, duhet t’i kushtojmë vëmendje atij kur thotë se Bitcoin e pret i njëjti model i flluskës.

Në një intervistë me Quartz, Shiller u pyet për ta marrë shembullin më të mirë që mund ta mendojë aktualisht, se kush ndodhet në një flluskë të tillë.

Ai nuk hezitoi të përgjigjej. “Shembulli më i mirë për momentin është bitcoin”, tha ai. “Dhe mendoj se kjo ka të bëjë me historinë motivuese të bitcoin. Dhe e kam parë këtë tek shumë studentë të mi në Yale. Fillon të falësh për bitcoin dhe që të gjithë mahniten! Dhe mendoj, çfarë ka për t’u mahnitur këtu? Duhet të mendoni si njerëz. Çka është kjo histori e bitcoin?”, transmeton Gazeta Express.

Bitcoin është rritur për 718% vetëm në vitin e kaluar dhe të premten pothuajse arriti 5,000 dollarë, sipas Coindesk. Nëse do të blinit një bitcoin në vlerë prej 100 dollarë një vit më parë, sot do të vlente diku rreth 800 dollarë.

Shiller thotë se ‘flluska’ është ushqyer pjesërisht nga storjet rreth krijimit të pazakonshëm të tij, gjithashtu duke shfrytëzuar këtë moment të veçantë të ankthit në shoqëri.

“E gjitha fillon me Satoshi Nakamoto – ju kujtohet ai? Figura misterioze e cila mund ose mund të mos jetë e vërtetë. Ai nuk është gjetur kurrë”, tha Shiller.

“Kjo po që i dha një kualitet misterioz kësaj monedhe. Dhe më pas, ai del me këtë idenë e mençur rreth enkriptimit dhe teknologjisë blockchain, dhe sikur ideja është aq e fuqishme sa që as qeveritë s’mund ta ndalin atë”.

Shiller tha në edicionin e tretë të librit të tij se “ka një ankth të thellë rreth digjitalizimit dhe kompjuterëve në shoqëri, sa që njerëzit shpesh pyesin se ku e kanë vendin në këtë botë të re. Çfarë do të ndodh pas 10, 20 ose 30 vitesh, dhe a do të kem një punë? A do të kem ndonjë gjë?”.

Duke iu dhënë njerëzve një aset, çmimi i të cilit duket se vetëm po rritet, bitcoin ka shërbyer si një qetësues për këtë ankth, shpjegoi Shiller.

Bitcoin “të jep ndjenjën e fuqizimit” në një atmosferë të tillë, tha Shiller. Ai i lejon njerëzit që të ndjehen sikur “Po e kuptoj se çfarë po ndodh! Mund të bëhem i pasur duke e kuptuar këtë gjë”.

Problemi, natyrisht, është se askush nuk e di saktësisht se kur do të “shpërthejë flluska” e bitcoin.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/paralajmerohen-ata-qe-duan-te-investojne-ne-bitcoin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala