Paralajmërimi i frikshëm: Grurë kemi vetëm për 25 për qind të popullatës

Autori:Gazeta Fjala

gruri

Rendimentet e grurit këtë vit kanë qenë shumë të ulëta. Zvogëlimi i hapësirës së mbjellë dhe e sasisë së grumbulluar nga kultivuesit e tij, sipas Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të imponojë rritjen e sasisë nga importi.

Sipas drejtuesve të saj, ajo nuk përballon më shumë se 25 për qind të nevojave të qytetarëve. Këto shifra janë larg atyre të Ministrisë së Bujqësisë që thotë se sasia e grurit përmbush 65 për qind të nevojave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sivjet kemi diku rreth 2.700 kg për hektar. Ky është rëndimet më i ulëti që e mbajmë në mend. Përveç asaj kemi edhe sipërfaqe tepër të vogla gjerësisht sivjet janë të mbledhur diku rreth 30.000 hektarë më pak ”, ka thënë Tahir Tahiri, FSBK-së, në konferencën e mbajtur të mërkurën. Të dhënat sipas tij, vijnë nga terreni ku ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve. Ai e ka vlerësuar shumë brengosëse gjendjen në bujqësi.

“Faktorët që kanë ndikuar në ulje kaq drastike të rendimenteve dhe të sipërfaqeve të grurit janë sepse farërat të cilat përdorin bujqit janë të kualitetit jashtëzakonisht të dobët. Plehrat dhe pesticidet janë, po ashtu, të kualitetit të dobët”, ka shtuar Tahiri…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/paralajmerimi-i-frikshem-grure-kemi-vetem-per-25-per-qind-te-popullates/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala