Para ndeshjes me Çekinë, Veseli iu jep zemër djemve të kombëtares: Jeni heronjtë e rinisë së Kosovë!

Autori:Gazeta Fjala

99999

Kryeparlamentari dhe njëherit kryetari i PDK-së përmes një videoje dhe një mbishkrimi ka uruar djemtë e Kombëtares për ndeshjen e nesërme që do ta kenë me Çekinë.

Ai ndër të tjera ka shkruar se këta djemtë janë kthyer në frymëzim për shoqërinë dhe janë heronjtë e rinisë sonë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/435679630374013/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/para-ndeshjes-me-cekine-veseli-iu-jep-zemer-djemve-te-kombetares-jeni-heronjte-e-rinise-se-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala