Papunësia do të rritet

Autori:Zekirja Shabani

increase_revenue

Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara parashikon se papunësia globale do të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së ngadalshme ekonomike dhe trazirave në treg. Organizata Ndërkombëtare për Punë thotë se 201 milionë njerëz në botë kanë qenë pa punë në vitin 2014.

Raporti, parashikon që papunësia globale te rritet në 212 milionë në vitin 2019. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Punë, Guy Ryder, ka thënë se “kriza për punë është larg përfundimit”. Ai ka thënë se mbi 61 milionë vende punë janë humbur qysh në vitin 2008, kur edhe ka shpërthyer kriza globale financiare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/papunesia-do-te-rritet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala