Panucci ndryshon formacionin për ndeshjen me Italinë

Autori:Gazeta Fjala

pa_1507537977-1782964

Eksperimenti me Spanjën nuk funksionoi dhe Panucci i është rikthyer modulit të vjetër në përballjen me Italinë, 4-5-1.

Nga minuta e parë do të luajë kapiteni Ansi Agolli, ndërsa konfirmohen edhe Ergys Kaçe e Eros Grezda.

Pak nga starti i ndeshjes së fundit të eliminatoreve, trajneri Christian Panucci është i vendosur për të kërkuar më të mirën dhe këtë gjë do ta arrijë pa bërë eksperimente siç ndodhi në Spanjë, 3 ditë më parë.

Siç raporton Supersport, Panucci do të rikthejë rreshtimin me 4 në mbrojtje, me rikthimin e Mërgim Mavrajt në krah të Arlind Ajetit. Në mesfushë pritet një rreshtim me 5, ku krahas Roshit të rikthyer nga pezullimi, konfirmohen Grezda dhe Kaçe.

Një vend titullari e ka dhe ledian Memushaj, ndërsa dilema mbetet te Kukeli, i cili ka pasur disa shqetësime në stërvitjen e fundit dhe për momentin një vend titullari mendohet se mund ta marrë Migjen Basha.

Konfirmohen ndërkohë nga minuta e parë Armando Sadiku, i cili për arsye sigurie është aktivizuar vetëm në pjesën e dytë në Spanjë.

Në konferencën për shtyp, Panucci zbuloi se mosaktivizimi i Sadikut dhe Agollit në ndeshjen në Spanjë ishin masa paraprake për të pasur formacionin më të mirë në ndeshjen me Italinë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/panucci-ndryshon-formacionin-per-ndeshjen-me-italine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala