Panucci: Kemi nevojë për mbrojtës

Autori:Gazeta Fjala

panucci_1507634764-4117112

Christian Panucci, trajneri i Shqipërisë, ka thënë se skuadra ke nevojë për mbrojtës të ri

Në eliminatoret për Euro 2020, trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci në ekipin kuqezi pritet të sjell 2-3 lojtarë të rinj. Ai thotë se Kombëtarja ka nevojë për mbrojtës.

“Në sulm dhe në mesfushë kemi mjaft alternativa, por duhet të gjejmë lojtarë në mbrojtje. Agolli është 35 vjeç dhe në Europian do të jetë 37. Tani është shumë mirë, por duhet të mendojmë edhe në perspektivën e Europianit, ku aktualisht kemi dy të rinj si Balliu dhe Memolla”, ka dekalruar ai.

“Do të ndjek Lilajn me Skënderbeun në Europa League, ndërsa kam edhe një listë me 10-15 lojtarë që do ti shoh, të cilët luajnë në Gjermani, Greqi, Austri apo Sllovaki ku luajnë disa lojtarë. Duhet të studiojmë gjithçka që mund të na ofrojë Europa. Ky ekip ka nevojë për kualitet”, ka përfunduar trajneri italian

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/panucci-kemi-nevoje-per-mbrojtes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala