Pamje nga momenti kur 40,000 tifozë festuan me Ronaldon

Autori:Gazeta Fjala

ronaldo-600x360

I gjithë stadiumi i Juventusit, Allianz, shpërtheu kur Cristiano Ronaldo e shënoi golin e kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, nga pika e penalltisë.

Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atleticos. Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Embedded video

Johnny@Johnnys_Eye

Cristiano Ronaldo scoring his third goal to complete the hat trick.

433 people are talking about this

Pasi që kjo penallti kishte jashtëzakonisht shumë rëndësi për fatin e Juventusit në Ligën e Kampionëve, kishte shumë presion mbi Ronaldon për ta shënuar golin.

Megjithatë, portugezi e dëshmoi pse ai është pesë herë fitues i Topit të Artë, duke e shënuar golin e fitores dhe kualifikimit me qetësi. Ai shkoi të festonte në mënyrën e tij të zakonshme me tifozët.

Në atë moment, 40 mijë tifozë të Juventusit iu bashkuan portugezit duke brohoritur “SIIIIII”.

Para kësaj ndeshjeje, Ronaldo kishte qenë më i heshtur se zakonisht në Ligën e Kampionëve, pasi e kishte shënuar vetëm një gol në gjithsej gjashtë paraqitjet e tij në këtë garë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pamje-nga-momenti-kur-40000-tifoze-festuan-me-ronaldon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala