Pal Lekaj rehaton rejën e tij në Telekom

Autori:Gazeta Fjala

LAJMI I FUNDIT (11)

Vala e punësimeve familjare, si duket nuk ka të ndalur. Përderisa së fundi u rehatuan në Telekom dy familjarë të deputetëve të AAK’së, tani nënkryetari i kësaj partie ka vendosur që në Postën e Kosovës, t’ia bëjë një vend gruas së djalit, raporton Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se gjatë periudhës 2018 – 2019, në Postën e Kosovës është punësuar reja e nënkryetarit të AAK’së, Pal Lekajt, Dorentina Gashi-Lekaj.

Siç mëson Metro, ajo punën e filloi pas rreth dy muajsh trajnimesh që pati në Telekom.

Ndërkohë, për një kohë shumë të shkurtër edhe në Telekom, u punësuan shumë familjarë të anëtarëvë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ishtë, 28-vjeçari Genc Nitaj, djali i deputeti Muharrem Nitaj, i cili mori kontratën më 28 gusht të vitit të kaluar, si zyrtar i marketingut në këtë ndërmarrje.

Nga 1 gushti i 2018’së, Naser Bujupi, bashkëshorti i Donika Kadaj – Bujupit, u punësua agjent i shitjes poashtu në Telekom.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pal-lekaj-rehaton-rejen-e-tij-ne-telekom/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala