Pakënaqësi në koalicionin Nisma- AKR, rrezikohet prishja e partneritetit parazgjedhor

Autori:Gazeta Fjala

limaj-pacolli (1)

Koalicioni i arritur me shumë bujë mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re është futur në krizë ende pa filluar zyrtarisht fushata parazgjedhore.

Gazeta online ”AktivPress” mëson nga burimet zyrtare se marrëveshja e nënshkruar mes Fatmir Limajt e Behgjet Pacollit, është në prag të zhvleftësimit të saj nga ana e AKR-së.

Siç merret vesh, burimi i pakënaqësisë është në listën e kandidatëve për deputetë.

AKR pretendon se Nisma nuk po tregohet fer në përpilimin e kësaj liste.

Sipas burimeve brenda koalicionit, partia e Behgjet Pacollit ka shfaqur pakënaqësi në momentin kur është diskutuar për “strategjinë e pesësheve” në lista.

Kjo është një formulë e aplikuar edhe më herët, me çrast partia e përcakton se në cilat zona duhen votuar pesëshet e deputetëve.

Të njëjtat burime kanë treguar se tashmë AKR është duke i shikuar mundësitë që të regjistrohet në KQZ si parti e vetme edhe pse tashmë është regjistruar si koalicion parazgjedhor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pakenaqesi-ne-koalicionin-nisma-akr-rrezikohet-prishja-e-partneritetit-parazgjedhor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala