Pak proteina e shumë karbohidrate i bëjnë mirë trurit

Autori:Zekirja Shabani

auto_30tru1543580169-852x460

Një studim i fundit nga një ekip i kërkuesve shkencorë nga Universiteti i Sidnejit, ka zbuluar se një dietë me një sasi të vogël të proteinave dhe një konsum të lartë të karbohidrateve mund të jetë e mirë për trurin dhe favorizon jetëgjatësinë, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”.

”Aktualisht, nuk ka trajtime efektive farmakologjike për çmendurinë, por vetëm ilaçe që mund ta ngadalësojnë, prandaj është me rëndësi themelore që ne të fillojmë të identifikojmë dietat që mund të ndikojnë në mënyrën se si truri t’i përjetojë sa më mirë”, thonë studiuesit.

Ky është studimi i parë për të treguar se dieta të pakta në proteina dhe të shumta në karbohidrate kanë përfitime mbrojtëse për trurin.

Ndërkohë, dieta tradicional e Okinawas në Japoni, për shembull, përmban vetëm 9% proteina, peshk, soje, perime dhe shumë pak mish. Kjo është arsyeja e jetëgjatësisë së banorëve të kësaj zone.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pak-proteina-e-shume-karbohidrate-i-bejne-mire-trurit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala