Pajaziti: Dënimi i komandantëve të UÇK-së kundër çdo standardi të drejtësisë

Autori:Gazeta Fjala

zenun pajaziti

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se vlera e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është sublime dhe e drejt dhe se nuk do të lejojnë të njolloset.

Njollosja sipas tij është rrugë e gabuar dhe e humbur.

“Si të binden qytetarët në drejtësinë e pretenduar nëse dikush dënohet me dëshminë e një dëshmitari që s’ka mundur dikush të ia gjejë një të tilla.”

“Dënimi i komandantëve të UÇK po bëhet kundër çdo standardi të drejtësisë si ndërkombëtare dhe asaj vendore”, ka thënë Pajaziti.

Këto Pajaziti i ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për vlerat e UÇK-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pajaziti-denimi-i-komandanteve-te-uck-se-kunder-cdo-standardi-te-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala