Pahor kërkon borxhin e biznesmenëve kosovarë (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

pahor-6

Derisa Presidenti Sllovenisë, Borut Pahor po takon me radhë liderët e Kosovës, në shtetin e tij po zhvillohet një betejë e madhe për t’ua nxjerrë borxhet disa biznesmenëve kosovarë që ia kanë bankave të Sllovenisë.

Janë 10 kompani që udhëhiqen nga biznesmen të fuqishëm në Kosovë, si Birra Peja, Dukagjini, Lesna Jona Med e të tjera, që ua kanë marrë bankave sllovene 13.9 milionë eurove qysh prej vitit 2013, figurojnë në listën e borxhlinjve të cilët duhet ti kthejnë këto para me çdo kusht.

Këtë shqetësim, Infokusi merr vesh se Pahor e ka adresuar edhe drejtpërdrejtë gjatë vizitës së tij në Kosovë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Gazeta Fjala, pati raportuar më parë se borxhlinjtë më të mëdhenj janë kompania “Dukagjini” me 3.525.661,41 si dhe “Lesna” me 2.453.428,93 Euro.

E para është kompani e biznesmenit Ekrem Lluka.

Kompania e cila merret me menaxhimin e aseteve bankare në Slloveni BAMC kishte nxjerrë në shitje, të enjten, borxhet e bizneseve të identifikuara si të Kosovës dhe ishte në pritje të ofertave nga mbledhësit e borxheve siç njihen ndërmarrjet e specializuara për këto çështje.

BAMC është themeluar në mars të vitit 2013 për menaxhimin e aseteve jo performuese të bankave “NLB” dhe “NKBM” për të marrë në menaxhim një vit më vonë edhe asetet e bankave “Abanka” si dhe “Banka Celje”.

Kushdo që do i blinte ato, sipas njoftimit për tender, do të merrte përsipër përveç obligimeve financiare edhe interesat dhe pagesat e proceseve gjyqësore./INFOKUSI/.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pahor-kerkon-borxhin-e-biznesmeneve-kosovare-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala