Pahor, deputetëve: Miratojeni Demarkacionin

Autori:Gazeta Fjala

kuvend-2-640x358

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor iu është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim rasti, ndërsa kërkoi nga ata që ta miratojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pahor kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës guxim politik dhe i inkurajoi ata që të mos hezitojnë dhe ta miratojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tij, megjithëse është e vështirë nuk ka mënyrë tjetër për të ecur para.

Presidenti slloven në adresimin e tij para deputetëve tha se ndodhet në Prishtinë si mik i shtetit të Kosovës dhe se nga përvoja e tyre në Slloveni është tejet e rëndësishme të respektohen marrëveshjet.

Duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Pahor tha se e di se sa komplekse është kjo çështje, por Marrëveshja duhet të miratohet.

“E di E di sa e vështirë është për ju por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj të mos hezitoni të zgjidhni këtë çështje, e cila ju shpie drejt BE-së e NATO-s…”, tha Pahor.

Ai më tej theksoi se Sllovenia do të jetë në mbështetje të Kosovës në vizionin për integrime euro-atlantike.

Presidenti slloven ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky dialog është shumë i rëndësishëm jo vetëm për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet reciproke, pro edhe për stabilitetin në rajon.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pahor-deputeteve-miratojeni-demarkacionin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala