Pagat

Autori:Gazeta Fjala

images

Një propozim për rritje pagash erdhi nga ish – Kryeministri, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë të datës 10 mars 2014. Ai kishte të bënte me rritjen e pagave prej 25 për qind për 80 mijë e 475 nëpunës publikë.

Kjo rritje e pagave dhe pensioneve Hashim Thaçi kishte deklaruar se do të përmirësoj gjendjen ekonomike të 240 mijë familje kosovare.

Por pas konstituimit të institucioneve çështja e pare që i ra në dorë kryeministrit te ri, Isa Mustafës, ishte buxheti i vitit 2015.

Këtu u mor vesh se para për rritje pagash siç ishte paralajmëruar nuk do të ketë. Nga buxheti prej 1.6 miliard eurosh ishin paraparë 550 milionë euro për paga dhe mëditje.

Si arsyetim, ministri i Financave, Avdulla Hoti, deklaroi se buxheti i miratuar ishte ai i planifikuar nga qeveria e kaluar.

“Pagat për shërbyesit cilvil reflektojnë buxhetin e planifikuar kohë më pare dhe ndryshimet evenduale nuk mund të ketë”, pati thënë Hoti.

E kjo alarmoi sindikatat. Më e zëshmja qe ajo e arsimit që nisi me greva. Këtë sindikatë e mbështeten shumë sindikata tjera që po bëhen gati edhe ato për masa sindikale.

Deri tani disa here mësimdhënësit mbajtën greva disa orëshe shkollave të Kosovës. Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar se nuk do të ndalen derisa të realizohen premtimet për rritje pagash siç ishte paralajmëruar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pagat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala