Pagat e prokurorit të Speciales dhe gjyqtarit për krime të rënda

Autori:Gazeta Fjala

gjykata

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka folur për problemet në gjyqësorin e Kosovës, duke thënë se është zvogëluar buxheti gjykatave.

“Sa i përket buxhetit për gjykata, ne kemi kërkuar 20 milionë euro për paga dhe mëditje kurse janë miratuar vetëm 16 milionë euro. Pra deputetët na i kanë zvogëluar për 4 milionë euro buxhetin. Buxheti total në nivel vendi nuk e arrin as 2% për gjykata, pra për gjykata jepet më pak se 2% e buxhetit të Kosovës”, theksoi Idrizi për KTV.

Kreu i KGJK-së tha se kanë edhe problemin e pagesës së gjykatësve të krimeve të rënda, ndërsa tregoi edhe për pagat që marrin prokurorët dhe gjykatësit specialë.

“Prokurori i Speciales i merr 1700 euro kurse gjyqtari i krimeve të rënda i merr 980 euro, ndërsa të dy merren me të njëjtën lëndë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek gjyqtarët e krimeve të rënda dhe nuk kemi hasur në mirëkuptim për t’i rritur pagat”, potencoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pagat-e-prokurorit-te-speciales-dhe-gjyqtarit-per-krime-te-renda/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala