Padit nënën për postimin e fotove të tij në Facebook

Autori:Gazeta Fjala

auto_13EEB8C800000514-5258287-image-a-22_15156730558001515677775

Një grua në Itali është urdhëruar që të ndal postimin e fotografive të djalit të saj në Facebook dhe është kërcënuar me gjobë 10 mijë euro nëse vazhdon postimin e tyre.

16-vjeçari është ankuar në një gjykatë italian lidhur me shprehinë e nënës së tij për rrjetet sociale. Ai ka dëshmuar se nëna pa dijeninë e tij ka postuar fotografi në Facebook, raporton Euronews.

Një gjykatë për çështje familjare në Romë është përballur me nënën e shkurorëzuar dhe ka aprovuar kërkesën e djalit 16-vjeçar, transmeton Koha.net.

Adoleshenti ishte lodhur nga teprimi i postimeve të fotografive online ndërsa gjykata italiane ka njoftuar se djali është pronar i të drejtave të autorit, të cilat i ka thyer nëna e tij.

Ajo do të paguajë 10 mijë euro gjobë nëse vazhdon postimin e fotografive të djalit të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/padit-nenen-per-postimin-e-fotove-te-tij-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala