Pacolli zotohet se nuk do të ketë kurrë më koalicion me PDK-në

Autori:Gazeta Fjala

pacolli-k-euml-rkon-ndryshime-kushtetuese-presidenti-me-vot-euml-t-euml-popullit_hd

Një koalicion qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re nuk do të përsëritet kurrë më.

Behgjet Pacolli, shef i AKR-së, që dikur ishte në koalicion qeverisës me PDK’në e tani presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK’në, që sot udhëhiqet nga Kadri Veseli.

“I kam provuar koalicionet dhe e kam parë ku e kanë çuar AKR’në”, ka thënë Pacolli.

AKR-ja vetëm është shfrytëzuar në të kaluarën, ka thënë Pacolli.

Pacolli këto komente i ka bërë në emisionin “Komiteti”, prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-zotohet-se-nuk-do-te-kete-kurre-me-koalicion-me-pdk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala