Pacolli: S’jam unë, AKR ka një tjetër kandidat për Prishtinën

Autori:Gazeta Fjala

Behgjet-Pacolli1-620x330

Në emisionin “Ora e Fundit” në Klan Kosova i ftuar ishte presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide”, ka thënë Pacolli.

“Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë.”

“Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim.”

“Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t’i mësohet edhe emri.”

“Ne kemi më pak se një vit deri te zgjedhet lokale dhe AKR po përgatitet për këtë, ku do të garojë në secilën komunë”, ka shtuar Pacolli.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-sjam-une-akr-ka-nje-tjeter-kandidat-per-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala