Pacolli ia huq me minierën në Leposaviç

Autori:Gazeta Fjala

behgjet-pacolli-akr-foto-xhemail-sllovinja-5-650x358

Lideri i rizgjedhur i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ngritur shqetësimin se një transaksion i dyshimt është bërë në veri të Kosovës për minierën e Crepuljes, e cila gjindet në komunën e Leposaviqit.

“Çfarë po ndodh në Leposaviç?”, pyet ai duke treguar se që kompania  “Altair Resources Inc”, ka kryer pagesën finale dhe ka kryer të gjitha obligimet për të marrë në pronësi minierën e Crepuljes në Leposaviç.

Kjo kompani ka licencë që kontrollon 9.82 kilometra katror të një territori historikisht të pasur me zink, plumb dhe argjent.

Por, në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shitje të minierave.

Drejtori i këtij institucioni, Ramiz Krasniqi ka treguar për Gazetën Fjala se kompania kanadeze Altair Resources Inc. vetëm ka transferuar licencën për eksploatim në këtë minierë nga një kompani tjetër, e cila e ka kryer këtë punë deri më tani.

“Nuk bëhet fjalë për shitje. Vetëm është transferuar licenca”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Fjala mëson se deri më tani licenca për eksploatim në këtë minierë ka qenë në pronësi të kompanisë “ARSI” Sh.p.k. nga Shqipëria.

Ndërkaq, sipas kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, programi i eksplorimit ka filluar në vitin 2017 ku së shpejti pritet të fillojnë shpuarjet e nevojshme, “gjë që e bënë të dyshimt faktin se si u pajis kjo kompani me këtë licencë dhe cilit institucion ja pagoi obligimet financare”.

“Shpresoj që kjo marrëveshje nuk është një marrëveshje e fshehtë e Qeverisë sonë të dështuar me palën Serbe”, shkruan Pacolli.

Miniera e Crepuljes është një ndër minierat më të mëdha të zinkut në Kosovë. Ajo ndodhet në Leposaviç dhe ka rezerva të llogaritura në 14 milion ton të minerale, që mund të nxjerrë 2.17% plumb dhe 20.07% zink, duke rezultuar në 303,800 ton plumb dhe 2,810,000 ton zink./Gazeta Fjala/

pacolli

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-ia-huq-me-minieren-ne-leposavic/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala