Pacolli i çon diplomatët në kurse (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

auto_pacolli-636h1500103204-650x358

Njohja e gjuhëve të huaja është parakusht për një zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo për shkak të punëve që kjo ministri kryen në raport me botën e jashtme.

Megjithatë ky kriter duket se nuk është respektuar me të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Një pjesë e madhe e stafit në MPJ kanë probleme me njohjen e gjuhëve të huaja, shkruan Gazeta Fjala.

Këtë problem duket se e ka vërejtur ministri i ri në këtë ministri, Behgjet Pacolli.

Pacolli  ka kërkuar që stafi të dërgohen në kurs për gjuhën angleze, frënge e gjermane.

Ndërkohë ministria ka shpallur tashme tender për këtë punë dhe planifikon ti shpenzojë 5 mijë euro. /Gazeta Fjala/

dip 1

dop 2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-i-con-diplomatet-ne-kurse-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala