Pacolli fajëson Qeverinë për mbylljen e Aeroportit të Gjakovës

Autori:Gazeta Fjala

behxhet pacolli

Mbylljën e Aeroportit të Gjakovës, e ka pritur shumë rëndë Behgjet Pacolli. E tërë fajin për këtë ai ia ka hedhur Qeverisë.

Në një postim të tij, Pacolli thotë se kjo mbyllje është dështimi i rradhës i Qeverisë, shkruan Gazeta Fjala.

Derisa të plotë mund ta lexoni statusin e tij:

Me shumë keqardhje mora lajmin se aeroporti i Gjakovës u mbyll. E bemë një punë të madhe kur atë aeroport i cili ka më shumë se 30 milion euro vlerë ne instrumente e Infrastrukturë, e kthyem në pronësi tonën, të Kosovës, por ja tani dështimi i radhës i qeverisë së Kosovës. Funksionalizimi këtij aeroporti përveq se do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës, do të ndikonte edhe në uljen e qmimeve për udhëtaret. Andaj qeveria e Kosovës ose e dështoi me qëllim këtë projekt si rezultat i paaftësisë, ose iu nënshtrua metodave korruptive për të ruajtur monopolin për operatorin e aeroportit të Prishtinës. Qytetarët e kosovës këtë dështim nuk do të ua falin. Dikush do të japë llogari për këtë./GazetaFjala/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-fajeson-qeverine-per-mbylljen-e-aeroportit-te-gjakoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala