Pacolli benë bashkë Thaçin, Haradinajn e ambasadoret në konakun e tij

Autori:Gazeta Fjala

79435794_10162555107800153_5341106408865660928_n-852x460

Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri në detyre, Ramush Haradianj, ambasadoret, dhe shefat e misioneve diplomatik u tubuan mbrëmjen e së hënës në njërin nga hotelet e Ministri në detyre të Punëve të Jashtëm, Behxhet Pacolli.

E Pacolli në një postim në llogarinë e tij në facebook ka thënë se ky ishte një takim përshëndetës i fundivitit, shkruan Gazeta inFokus.

“Mbrëmë në një atmosferë festive pata kënaqësinë të mirëpres ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike të akredituar në Republikën e Kosovës, për një takim përshëndetës të fundvitit. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka thënë se ka falënderuar të gjithë ambasadorët dhe shefate misioneve diplomatike për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në këtë vit duke shpresuar që kjo mbështetje nuk do të mungojë asnjëherë./Gazeta inFokus/

79435794_10162555107800153_5341106408865660928_n

79893178_10162555107630153_6403164826603880448_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/pacolli-bene-bashke-thacin-haradinajn-e-ambasadoret-ne-konakun-e-tij/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala