Orenditë e Zyrës së Isa Mustafës dalin në shitje (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

mustafaaaaaaaaaaaaaa

Isa Mustafa sot ia dorëzoi detyrën kryeministrit të sapoemëruar Ramush Haradinaj. Megjithatë me dorëzimin e postit, Mustafa duket se ka vendosur ta dorëzojë edhe inventarin e zyrës. Këtë Zyra e kryeministrit do ta bëjë përmes ankandit publik.

Pjesë e ankandit sipas ofertës së kryeministrisë, do të jenë të gjitha pajisjet, nga karriget, varëset e deri tek tavolina e punës, që ishin vendosur në kryeministri sipas shijes së Mustafës.

Këtë e konfirmon edhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Ky institucion ka hapur ankandin “Inventarit zyrtar dhe pajisjeve të ndryshme të IT-së jashtë përdorimit” derisa autoritet kontraktues është Zyra e kryeministrit.

Ankandi do të vlejë deri me 15 shtator në ora 15:00. /Gazeta Fjala/

dok 1...

dok 222

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/orendite-e-zyres-se-isa-mustafes-dalin-ne-shitje-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala