ORCA për “Super asistenten e Teknikut”: Nepotizëm e favorizim

Autori:admin

1280px-University_of_Prishtina_-_Faculty_of_Engineering_(1)_front

Asistimi në 13 lëndë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, nga e  bija e Akademik Fajzullah Krasniqit, Drenusha Krasniqi, nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) po konsiderohet si dyshim për nepotizëm dhe favorizim.

Në këtë organizatë kanë thënë për Gazetën Fjala se angazhimi i personave në shumë lëndë është formë e shpërdorimit të parasë publike, e keqmenaxhimit nga ana e menaxhmentit të fakultetit.

Thonë se askush nuk të ushtrojë detyra në 13 fusha të ndryshme.

“Nuk ka ndonjë standard ndërkombëtar për çështje të tilla por është e qartë që askush nuk mund të ushtrojë detyra në 13 fusha të ndryshme. Këtu nuk kemi të bëjmë me shpërthime gjeniale por me keqpërdorime të disa natyrave dhe për të cilat duhet të merren masa”, kanë thënë nga ORCA për Gazetën Fjala.

Nga ORCA thonë se në Universitetin e Prishtinës ka mungesë vullneti për freskimin e kuadrove.

“UP ka mungesë të kuadrove, por më shumë se kaq UP ka mungesë vullneti për freskimin e kuadrove. Pasi kuadrot ekzistuese janë rezistente në prurjet e reja të cilat mund ta rrezikojnë pozitën e tyre.”

Ndryshe, Gazeta Fjala dje ka raportuar për rastin e Drenusha Krasniqit, se si ajo asiston në 13 lëndë në FIM. E Dekani i FIM-it, Ahmet Shala për Gazetën Fjala kishte thënë se kjo po bëhet ngase ka mungesë stafi./Gazeta Fjala/.

drenusha

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/orca-per-super-asistenten-e-teknikut-nepotizem-e-favorizim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala