Optimizëm dhe përqendrim në stërvitjen e Shqipërisë para ndeshjes me Moldavinë

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_1-86-600x360

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja duket se kanë hedhur pas shpine humbjen e pamerituar mbrëmjen e të premtes në Stamboll, teksa pasditen e djeshme udhëtuan drejt Moldavisë për ndeshjen e radhës eliminatore.

Gjatë paradites së sotme, trajneri italian i ka nxjerrë të gjithë në fushë për të kryer një seancë të lehtë stërvitore, ndërsa në orën 19:30 do të kryhet edhe stërvitja e radhës, ku do të jepen detyrat finale për takimin.

Atmosfera në stërvitjen e kuqezinjve është dukur e qetë dhe mjaft optimiste, me futbollistët që duket se janë karikuar maksimalisht që të rikthehen menjëherë te fitorja, një sukses që në Stamboll ua mohoi vetëm fati.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/534409610462904/?t=0

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/optimizem-dhe-perqendrim-ne-stervitjen-e-shqiperise-para-ndeshjes-me-moldavine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala