Opozita bojkoton seancën për Kosovën: Vuçiq dëshiron ta shëndrrojë Parlamentin në reality show

Autori:Gazeta Fjala

po-600x360

Opozita serbe e sheh si keqpërdorim të institucioneve shtetërore, raportin e sotëm nga presidenti Aleksandar Vuçiq për Kosovën në Parlamentin e Serbisë.

Pjestarë të opozitës në Parlamentin serb kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën e sotme në të cilën në rend të ditës është çështja e Kosovës, duke theksuar se nuk dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në “reality show” në të cilin presidenti serb Aleksandar Vuçiq, sipas tyre, do të mundohet ta fajësojë opozitën për “debaklin” politik ndaj Kosovës.

Duke theksuar se caktimi i seancës për Kosovën në këtë moment është “keqpërdorim i temës më të rëndësishme shtetërore dhe nacionale”, kreu i lëvizjes Dveri, Bosko Obradoviq ka thënë se sot në Parlament do të jetë një atmosferë e “reality shoë” në vend të Parlamentit, shkruan “Beta”

“Nuk na shkon ndërmend që nga seanca e Parlamentit të krijojmë një reality show. Dikush që është paraqitur si i çmendur ose ndoshta edhe jo, tani është kujtuar të vjen në Parlament kur opozita i bojkoton seancat”, u shpreh ai. Sipas tij, e vetmja gjurmë e shkruar nga vitet e fundit ishin bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës për raportin e zyrës për Kosovë.

“Aso kohe Vuçiq si president i shtetit kishte komentuar raportin e një zyreje të Qeverisë së Serbisë. Kjo është dëshmi se janë keqpërdorur insistucionet shtetërore, kjo flet për sëmundjen e sistemit”, theksoi Obradoviq. Vuçiq sot pritet të paraqesë një raport në seancën për Kosovën derisa është bërë e ditur se do të flasë për dy – tri orë edhe për tema të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/opozita-bojkoton-seancen-per-kosoven-vuciq-deshiron-ta-shendrroje-parlamentin-ne-reality-show/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala