Opozita bënë thirrjen e fundit për protestë

Autori:Gazeta Fjala

Opozita

Një ditë para protestës  së paralajmëruar nga opozita e bashkuar, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, të tre liderët e këtyre partive dolën para Qeverisë së Kosovës për t’iu bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët e Kosovës për të protestuar nesër. Ai ka thënë se duhet të kërkohet llogaridhënie nga ata që kanë shkel Kushtetutën.

Ndërsa Fatmir Limaj nga Nisma tha se nesër zëri i qytetarëve duhet të jetë i fuqishëm kundër shkelësve të Kushtetutës.

Ndërkaq Visar Ymeri, lideri i Vetëvendosjes ka thënë se protesta e së shtunës është e rëndësishme pasi që është në mbrojtje të sovranitetit dhe demokracisë.

Tre liderët opozitarë kanë thënë që protesta e paralajmëruar për nesër do të jetë masive, paqësore dhe e dinjitetshme.

opozitaa

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/opozita-bene-thirrjen-e-fundit-per-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala