ONP: Çdo i treti punëtor në botë jeton në varfëri

Autori:Gazeta Fjala

ilo_labourers

780 milionë punëtorë në vendet e zhvilluara dhe atyre në zhvillim, apo cdo i treti punëtor, ende jetojnë në varfëri, raporton Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).

“Mbi 201 milionë njerëz në botë janë të papunë, kjo një rritje me 3.4 milionë veta që prej vitit të kaluar. Shkalla globale e papunësisë qëndron në 5.8 për qind dhe nuk pritet të bjerë për një kohë të shkurtër. Pavarësisht nga disa përparime të bëra gjatë dekadave të fundit, 780 milionë punëtorë në vendet e zhvilluara dhe atyre në zhvillim, apo cdo i treti punëtor, ende jetojnë në varfëri. Në mbarë botën, më shumë se 1.4 miliardë të punësuar janë të pambrojtur, numri i i tyre rritet me rreth 11 milionë për çdo vit. Kjo situatë paraqet sfidë domethënëse se si këta punëtorë kanë vende pune të sigurta me të ardhura të rregullta dhe qasje në mbrojtjen sociale. Edhe sot, bota ballafaqohet me një deficit të konsiderueshëm të punës”, thuhet në raportin ‘Punësimi Botëror dhe Perspektiva Sociale‘, të prezantuar nga ONP.

Gjatë vitit 2016, sektori privat punësoi 2.8 miliardë individë, duke përfaqësuar 87 për qind punësimit total botëror. Kjo shifër mbulon të dy sektorët, atë formal dhe jo-formale dhe formale, veçanërisht në disa ekonomi të zhvilluara dhe ato në zhvillim, firmat e sektorit formal punësojnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore.

Ky raport është bërë në 130 vende të botës dhe ekzaminon rolin që ndërmarrjet e qëndrueshme luajnë si motorë të krijimit të vendeve të punës dhe si karakteristikat e firmave dhe strategjitë që lidhen me rezultatet e tregut të punës dhe performancën e firmave. /Gazeta Ekonomia

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/onp-cdo-i-treti-punetor-ne-bote-jeton-ne-varferi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala