OKB kërcënon me sanksione të reja Korenë e Veriut

Autori:Gazeta Fjala

7953CB94-E817-4D74-8816-AE6FFCB39FA5_cx0_cy9_cw0_w1023_r1_s

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi fuqishëm testin e fundit raketor të Koresë së Veriut dhe kërcënoi se do të vendosë sanksione të reja kundër Phenjanit për “sjelljen destabilizuese”.

Këshilli, me një deklaratë unanime, kërkoi që Koreja e Veriut “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe tha se “aktivitetet e paligjshme raketore të Phenjanit janë duke rritur tensionet në rajon dhe përtej”.

Këshilli kërcënoi se do të ndërmarrë masa të tjera, përfshirë sanksione, për të trajtuar çështjen e Koresë Veriore.

“Nëse na duhet të nisim të shikojmë kah sanksionet ose veprimet e tjera, do ta bëjmë”, tha për gazetarët ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit ranë dakord për deklaratën e hartuar nga SHBA pasi Rusia këmbënguli që nevoja për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore përmes dialogut, të përfshihet në tekstin final.

Koreja e Veriut ka kryer në fundjavën e kaluar testin e fundit raketor, ndonëse ka dështuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/okb-kercenon-me-sanksione-te-reja-korene-e-veriut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala