Obama, takim me kryeministrin irakian për luftën kundër ISIS’it

Autori:Gazeta Fjala

abadi_1474224046-7678524

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Barack Obama do të takohet me kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi i 19 shtatorit pikërisht në kohën kur po bëhen pregatitje për të marrë nën kontroll qytetin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

“Dy liderët do të kenë rastin që të flasin për fushatën kundër IS-it. Gjithashtu do të flasin për fushatën për ta çliruar qytetin e Mosulit”, ka thënë zëvëndëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes.

Më herët gjatë këtij muaji, SHBA ka dërguar 400 trupa shtesë në Irak, me qëllim që forcat lokale të përgatiten për sulmin në Mosul, i cili është qyteti i dytë më i madh në Irak, transmeton REL.

Xhihadistët e morrën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 dhe tash është qyteti më i madh që kanë nën kontroll.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe kryeministrin kinez, Li Keqiang.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/obama-takim-me-kryeministrin-irakian-per-luften-kunder-isisit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala