Obama, Merkel, Putin, Hollande… kush e ka pagën më të lartë?

Autori:Zekirja Shabani

obama

Pushteti nuk do të thotë gjithmonë para. Nëse disa nga liderët botërorë paguhen shumë mirë, disa të tjerë marrin vetëm pak më shumë se paga minimale, e cila që nga 1 janari u rrit 1466 euro bruto në muaj.

CNN ka krahasuar pagat e liderëve të 12 fuqive më të mëdha botërore. Sipas kanalit amerikan të lajmeve, presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, fiton 18 herë më shumë se homologu i tij kinez.

Obama renditet i pari në botë ndër liderët e shteteve për pagën e tij, duke fituar 376.800 euro në vit.

Presidenti kinez Xi Jinping merr pagën më të ulët. Ai fiton 1691 euro në muaj. Presidenti indian fiton 27.725 euro në vit; Angela Merkel merr 216.000 euro në vit; François Hollande fiton 179.000 euro në vit, kurse Vladimir Putin ka 128.000 euro të ardhura në vit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/obama-merkel-putin-hollande-kush-e-ka-pagen-me-te-larte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala