Nuk ka energji elektrike

Autori:Gazeta Fjala

rryma

Problemet me furnizim të energjisë nuk kanë të ndalur. Reduktimet do të vazhdojnë edhe sot. Këtë fakt e kanë pranuar edhe vet drejtues të KEDS-ut. Në një njoftim për media KEDS ka njoftuar se sa gjatë fundjavës doli nga prodhimi njësia A3 në termocentralin Kosova A të KEK, derisa sot janë njoftuar për ndërprerje të paplanifikuar të prodhimit të energjisë elektrike në njësinë B1 në termocentralin Kosova B po të KEK.

“Ndërprerje të tilla të paplanifikuara gjatë gjithë vitit kanë vështirësuar dukshëm furnizimin me energji elektrike nga vera e vitit të kaluar, duke qenë se edhe sasitë e prodhimit ishin të limituara dhe jo-stabile pas aksidentit në termocentralin Kosova A”, thuhët në këtë njoftim. KEDS njofton se si distributor dhe furnizues, papritmas jemi duke u përballur me mungesë të paplanifikuar të rreth 400 MWh të energjisë elektrike në sistem.

Fatkeqësisht, për shkak të pamundësisë së realizimit të importit, mungesës se energjisë për import dhe për shkak të sasive të mëdha të nevojshme për import, gjatë ditës së sotme e deri në riaktivizimin e njësisë B1 do të mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe rezervave energjetike në vend.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nuk-ka-energji-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala