Nuk e fiton mandatin e deputetit, Naser Rugova: Nuk e fajësoj askënd

Autori:Gazeta Fjala

naser-rugova-dyshon-n-euml-q-euml-llimet-finale-t-euml-vet-euml-vendosjes_hd-780x439

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka njoftuar se nuk ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 6 tetorit, por ka thënë se kjo do të vazhdojë angazhimin ne parti si anëtar dhe veprimtar.

Rugova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale”.

Postimi i plotë i Rugovës:

“Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme”, ka shkruar Rugova. /Telegrafi/

Screenshot_144444

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nuk-e-fiton-mandatin-e-deputetit-naser-rugova-nuk-e-fajesoj-askend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala