Nuk e braktisin tendën as pas 356 ditëve (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

11121231_10206353598820093_189785752_n

I kanë mbushur plotë 356 ditë në tendën e vendosur pranë qeverisë.  Por, nuk e kanë ndërmend të ndalën. Mendje nuk kanë ndryshuar edhe pas deklaratave të kryeministër Isa Mustafa se s’ka para për ti paguar. Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubavne të Ferizajt po thonë se nuk largohen nga greva deri në realizmin e qëllimeve. Por, mohojnë faktin se kanë pasur planë për tu zhvendosur me tendë në oborrin e Qeverisë.

Njazi Asllani kryetar i këshillit grevist, të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj ka treguar për Gazetën Fjala se janë keqkuptuar nga opinioni pasi, siç thotë ai nuk e kanë pasur për qëllim që të zhvendosen në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Asllani ka thënë se kanë pritur një javë  para recepsionit të Qeverisë së Kosovës që t’i ftojë në takim  kryeministri Isa Mustaf, por thotë se nuk kanë gjetur përkrahje.
“Ne kemi pritur një javë para recepsionit që të na pranojë Kryeministri dhe të bisedojmë me të, por po na duket qe ky kryeministër është vetëm kryeministër i zyrës, as nuk del as nuk pranon të takohemi me të”, ka thënë Asllani.

11257676_10206353599620113_162421685_n

E, derisa ky takim nuk ka arritur të realizohet, ish-punëtorët kanë vendosur të kthehen në tendën e përhershme.

“…pasi që e kemi parë se nuk ka gatishmëri për tu takuar kryeministri me ne, ne jemi kthyer prapë në vendin që jemi duke qëndruar tani e 356 ditë”, thotë Asllani derisa qëndron i ulur në tavolinën e bukës.

Mirëpo,  takim me drejtuesit e qeverisë, Asllani thotë se nuk ka kërkuar vetëm njëherë. Madje, këtë tregon ta këtë bërë 50 herë.

“Këto janë 50 kërkesa për takim në zyrën e Kryeministrisë, por që të gjitha kanë hasur në vesh të shurdhër”, thotë ai duke shprehur habinë për këto refuzime.

Ish-punëtorët  e Fabrikës së Tubave javë më parë kishin tentuar të futën ne Qeverinë e Kosovës, pas deklarimeve të Isa Mustafës  se nuk ka mjete buxhetori për t’i kompensuar, për shkak se janë afër 30 milionë euro dhe sipas tij këto para nuk janë në buxhetin e Kosovës./Gazeta Fjala/.

11297657_10206353599180102_718418519_n

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nuk-e-braktisin-tenden-as-pas-356-diteve-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala