Nuk do të ndërtohet hekurudha Kosovë – Shqipëri

Autori:Zekirja Shabani

f1-hekurudhat1341906438

Disa prej planeve që Kosova kishte bërë gati t’i kërkonte ndihmë BE-së nuk ka gjasa të realizohen.

Kjo për faktin se qeveritë e disa vendeve të rajonit nuk kanë pranuar të hyjnë në investime.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka thënë se Shqipëria nuk ka pranuar ndërtim të hekurudhës me Kosovën, ndërsa Mali i Zi ka hequr dorë nga rregullimi i rrugës që lidh dy vendet, raporton KTV.

Ai ka bërë të ditur se 1 miliardëshi i cekur nga komisari Johannes Khan do të vlejë vetëm për të mbështetur ato projekte ku dy qeveritë marrin vendime për financimin e tyre.

Ndërkaq për realizimin e projekteve brenda territorit të Kosovës nuk ka probleme, pasi që për një pjesë të madhe të tyre janë duke u kryer studimet e fizibilitetit nga BERZH-i.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nuk-do-te-ndertohet-hekurudha-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala