NPB:180 banesa të uzurpuara në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

uzur-730x440

Edhe 180 banesa vazhdojnë të jenë të uzurpuara në Prishtinë. Kjo informatë është konfirmuar nga zyrtarë të Ndërmarrjes Pronësore Banesore (NPB) përmes një përgjigjeje me shkrim të adresuar nga Zyra për Informim e këtij institucioni.

“Numri i banesave të uzurpuara për të cilat është e informuar Ndërmarrja dhe mbi të cilat ajo ka kompetencë dhe përgjegjësi për të vepruar është rreth 180”, thuhet në një përgjigje të NPB-së.

Në këtë Ndërmarrje konfirmojnë së shumica e uzurpatorëve gjenden në objektin banesor 9/4, në lagjen “Dardania”, shkruan Zëri.

Aty sipas informatave zyrtare janë gjithsej 131 banesa të uzurpuara.

“Edhe objekti banesor E39, në lagjen ‘Bregu i Diellit II’, rr. “Xheladin Hana”, ka banesa të uzurpuara.

Janë gjithsej 40, si dhe disa raste të tjera ku kemi të bëjmë me nga një banesë në një bllok banesor”, thuhet në përgjigje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/npb180-banesa-te-uzurpuara-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala