Noizy thotë disa fjalë për Albin Kurtin

Autori:Gazeta Fjala

www.gazetainfokus.com-2-1

Në Kosovë të dielën janë zhvilluar zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Siç është raportuar deri më tani zgjedhjet u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Ndërkohë, kryeministri potencial i Republikës së Kosovës po pëlqehet edhe nga Noizy.

Reperi shqiptar në Instagramin e tij, aty ku ndiçet nga mbi një milion ndjekës ka publikuar një video të Albinit, në kohën kur po shikonte një intervistë të tij.

“Burrë i mençur”, është mbishkrimi që 33-vjeçari ia ka vënë videos së publikuar në InstaStory.

Deri më tani Kurti është duke prirë me vota për të qenë kryeministër i vendit, përkundër që së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të rinumërohen 313 vendvotime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/noizy-thote-disa-fjale-per-albin-kurtin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala