Njihuni me këshilltarin e Haradinajt që gëzoi pozitën vetëm një ditë

Autori:Gazeta Fjala

67595259_1264647210326357_8106077603795828736_n-1-1-600x360

Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI’së, Shëkelzen Sopjani, u emërua Këshilltar i Jashtëm Politik vetëm një ditë para se kryeministri dha dorëheqje të parevokueshme. E kjo bëri që Sopjani të gëzonte pozitën e këshilltarit vetëm një ditë.

Duket se përveç ministrit të Inovacionit, Muzafer Shala, i cili u emërua pak ditë para se Haradinaj të jepte dorëheqjen, edhe një tjetër zyrtar i emëruar nga Haradinaj nuk e gëzoi pozitën e tij shumë gjatë.

Shkëlzen Sopjani i hyri politikës menjëherë pasi lëshoi pozitën e tij në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, duke u radhitur në AAK’në e Haradinajt. Pak kohë pasi Sopjani iu bashkua radhës së AAK’së, ai u emërua Këshilltar i Jashtëm Politik i cili nuk pati nderin ta këshillonte Haradinajn as për një ditë të plotë.

Gjatë kohës sa Sopjani shërbente në AKI, ai kishte deklaruar pasurinë e tij e cila kapte shifra disa dhjetra mijëra euro.

Sopjani në emër të vet ka deklaruar shtëpi në vlerë 110 mijë euro, të blerë në vitin 2005 siç thotë përmes të ardhurave. Kurse në emër të prindit ka deklaruar banesë në vlerë 34 mijë euro, tokë në vlerë 60 mijë euro, truall në vlerë 25 mijë euro dhe mal në vlerë 35 mijë euro. Para të ruajtura në bankë në emër të vet posedon 15.315 euro dhe 6.700 në emër të gruas.

Në faqen zyrtare të AKI’së, Shkëlzen Sopjani ende figuron si Inspektor i Përgjithshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/njihuni-me-keshilltarin-e-haradinajt-qe-gezoi-poziten-vetem-nje-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala