Një qytet dhe dy ekipe të ndara nga lufta

Autori:Gazeta Fjala

Mitrovica-1-640x358

Gazeta amerikane “The New York Times”, ka shkruar një artikull për qytetin e Mitrovicës dhe ndarjen e qytetit, por edhe gjithçkaje tjetër në dysh, prejse ndodhi lufta në Kosovë.

Gazetari James Montague, historinë për Mitrovicën e ka lidhur me sportin, saktësisht futbollin, dhe ndarjen e ekipit Trepça na atë shqiptare dhe serbe.

“Sot, janë dy Trepça në Mitrovicë; Ajo kosovaro-shqiptare e jugut e cila quhet KF Trepça dhe ajo kosovaro-serbe e veriut e cila quhet FK Trepça”, thuhet në shkrimin e NYT.

“Të dyja kanë një stemë, dhe të dyja luajnë me fanella gjelbër e zi. Të dyja krenarisht tregojnë historinë e Trepçës që u themelua në vitin 1932. Dhe derisa tani luajnë në liga të ndryshme, të dyja ekipet thonë se janë trashëgimia e vërtetë e klubit”.

Në këtë tekst të gjatë për Mitrovicën dhe historinë e qytetit, thuhet se dikur “Mitrovica ishte ndër qytetet më të pasura dhe më të gjalla në Jugosllavi”, transmeton Klan Kosova.

“Një qytet me banorë të përzier shqiptarë e serbë ku papunësia nuk ekzistonte fal minierës së Trepçës, nga e cila edhe u morë emri i klubit të futbollit”.

Teksti më pas detajshëm përshkruan historinë e klubit, bashkë me atë të qytetit dhe etapat e kaluara deri në vitin 2016.

“Dikur kemi luajtur si një, por nuk do të ndodhë më”, thotë njëri nga futbollistët e Trepçës serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-qytet-dhe-dy-ekipe-te-ndara-nga-lufta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala