Një person terrorizon fëmijët në kopsht, kanos kujdestaren me thikë

Autori:Gazeta Fjala

kopsht

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gllogocit një person ka shkuar në kopsht të fëmijëve dhe ka kanosur me thikë kujdestaren e fëmijëve.

Viktima së bashku me fëmijët kanë arritur të largohen menjëherë nga kopshti, ndërkaq i dyshuari në shenje revolte i ka shpërthyer me thike gjashtë goma të automjeteve – njëri prej automjeteve pronë e viktimës, transmeton lajmi.net.

Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar ku njëri prej zyrtarëve policorë ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-person-terrorizon-femijet-ne-kopsht-kanos-kujdestaren-me-thike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala