Një muaj paraburgim për vjedhje të cigareve dhe veglave bujqësore

Autori:Gazeta Fjala

gjyqtar-euml-t-serb-euml-nuk-heqin-dor-euml-nga-gjykatat-paralele-hd-780x439-600x360

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurin E.S., për shkak të kryerjes së tri vjedhjeve në rajonin e Pejës, ndërkohë që dy bashkëkryerësit e tjerë gjenden në arrati

Më 17.05.2019, në ora 07:20, në bashkëveprim edhe me dy persona të tjerë, hapin me forcë derën e marketit, ku marrin një qese me cigare dhe largohen nga vendi i ngjarjes, ku të dëmtuarit i shkaktojnë dëm në vlerë 400 euro.Në të njëjtën datë në ora 09:30, ata hapin me forcë një lokal, ku vjedhin biçikleta të vjetra, vegla pune për bujqësi, bateri dore e gjësende të imëta.  Ndërsa, më vonë me forcë hapin derën e një restoranti, nga aty marrin kuletën brenda së cilës kishte të holla në vlerë 30 euro, pije alkoolike dhe largohen nga vendi i ngjarjes, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 110 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-muaj-paraburgim-per-vjedhje-te-cigareve-dhe-veglave-bujqesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala