Një “Mollë” vlen 247 miliardë dollarë

Autori:Zekirja Shabani

Apple-logo

Apple (molla) ka arritur të mundë Google dhe të konfirmohet si marka që vlen më shumë në botë. Ky është përfundimi i klasifikimit të “Top 100 markave botërore që vlejnë më shumë” (Wpp). Google ka zbritur kështu në vend të dytë të klasifikimit që e rendit në 20-en më të mirë të të gjitha markave amerikane.

Në vendin e tretë pozicionohet Microsoft, e më pas IBM, Visa, At&T e Verizon. Kanë humbur vende në klasifikim marka si: Coca Cola e McDonald’s. Ka arritur të rezistojë, edhe pse gjendet në fund të renditjes, Marlboro.

Në vitin kur Tim Cook shpalli shitjen e dispozitivit që vlente miliarda iOS, shpjegon Wpp, marka Apple arriti vlerën 247 miliardë dollarë, shifër kjo 67% më e lartë në krahasim me vitin e kaluar, kur në mungesë të hedhjes së produkteve të reja, Apple i besoi gjigantit Mountain View.

Në total, 100 markat më të mira arrijnë vlerën prej 3,269 miliardë dollarë ose 14% më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe 126% më shumë në krahasim me klasifikimin e parë të realizuar dhjetë vjet më parë.

Teknologjia vazhdon të kryesojë klasifikimin. Markat që i përkasin industrisë së teknologjisë (pjesë e Top 100) zënë një të tretën e vlerës në total.

Këto marka kryesojnë edhe listën e kompanive që kanë shënuar rritjen më të lartë vit pas viti. Në këtë klasifikim vendin e parë e zë Facebook, i cili ndiqet nga Apple, Intel, Chipotle, China Life, Audi, Tencent, Cpic, Verizon, Baidu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-molle-vlen-247-miliarde-dollare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala