Një milion pushues kosovarë në një vend

Autori:Gazeta Fjala

Durres-plazh

Shumica absolute e qytetarëve të Kosovës shkojnë për pushime verore jashtë vendit. Vetëm të dhënat e Shqipërisë tregojnë se gjatë verës së vjetme më shumë se dy milionë kosovarë kanë qëndruar në brigjet e rivierës shqiptare. Pak prej tyre kanë adresë pushimi.

E sipas përkufizimeve të normuara botërisht, turistë konsiderohen qindra mija kosovarë që vijnë në pushime në Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përveç mbi gjashtëqind milionë eurove që i dërgojnë si remitenca në vit, ata llogaritet se i harxhojnë edhe rreth katërqind mijë euro të tjera për nevoja të veta dhe për ndihmë familjes gjatë kohës së qëndrimit në vendlindje.

Ata përbëjnë numrin më të lartë të turistëve në Kosovë, që në tre muajt e parë të vitit ka shënuar rënie të vizitorëve. Kjo është konstatuar prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas së cilës kapaciteti hotelier është shfrytëzuar vetëm 8.9 për qind, shifër më e ulët se dy vjetët e kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-milion-pushues-kosovare-ne-nje-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala