Një i vdekur e pesë të lënduar në Piranë të Prizrenit

Autori:Gazeta Fjala

peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Hazir Berisha, Zëdhënës i Policisë në Prizren, ka treguar për Express se një 10 vjeçar ka mbetur i vdekur dhe pesë persona të tjerë janë lënduar nga një aksident i vetshkaktuar. Ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Berisha ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 në fshatin Piranë të Prizrenit.

“Një fëmijë i moshës 10 veçare ka ndërruar jetë gjatë një vetëaksidenti me automjet. Me këtë rast janë lënduar edhe pesë persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Trupi i pajetë i 10 vjeçarit është dërguar për obduksion derisa hetimet për aksidentin po i zhvillon Prokuroria në bashkëpunim me policinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nje-i-vdekur-e-pese-te-lenduar-ne-pirane-te-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala