NISMA nuk ndalet, i drejtohet Gjykatës Supreme për rinumërimi të votave

Autori:Gazeta Fjala

Endrit-Shala-Fatmir-Limaj-Jakup-Krasniqi-600x360

Pas refuzimit të ankesesës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, koalicioni NISMA-AKR i është drejtuar Gjykatës Supreme për rinumërim të votave.

Zyrtarë nga Nisma Socialdemokrate kanë thënë se sot do të paraqesin ankesën në Gjykatën Supreme dhe presin që Gjykata të vendosë në favor të tyre.

Partia e Fatmir Limajt që garoi së bashku me AKR-në e Behgjet Pacollit nuk ka arritur të kalojë pragun prej 5% që është i domosdoshëm për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, nuk po pajtohet me rezultatin e zgjedhjeve.

“Sot do të dërgojmë ankesën në Gjykatën Supreme, dhe do të duhej që vendimi i Gjykatës Supreme për rinumërim të votave të vendosë të favorin tonë”.

Zyrtarë të Nismës kanë thënë po ashtu se sipas përllogaritjeve të tyre kanë 5,5 deri në 6% pasi të numërohen votat me kusht dhe ato me postë.

“Sipas të gjitha informacioneve që kemi dhe përllogaritjeve 5,5 deri në 6% do t’i kemi me numërim të votave me kusht dhe ato të diasporës”.

Sipas tyre ka edhe ankesa tjera që janë bërë nga kandidatët për deputetë dhe janë rreth 10 të tilla

“Edhe disa ankesa që kanë bërë kandidatët tonë janë rreth 10 ankesa nëpër zona të ndryshme presim me u rinumëru edhe ato dhe me u rritë votat, ka në Runik të Skenderajt, ka në Prizren dhe në disa komuna tjera ku kanë pasur pa rregullësi”, thanë nga partia Nisma Socialdemokrate.

Nga numërimi i vendvotimeve të rregullta koalicioni NISMA-AKR-PD ka arritur të marrë 39 mijë e 495 vota ose 4,96% e që është e pamjaftueshme për të arritur pragun zgjedhor.

KQZ akoma nuk ka numëruar votat me kusht dhe votat me postë që kanë ardhur nga diaspora, të cilat janë shpresë për këtë parti që të futen në Kuvendin e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nisma-nuk-ndalet-i-drejtohet-gjykates-supreme-per-rinumerimi-te-votave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala