Niseni ditën me ujë dhe limon, ja arsyeja

Autori:Gazeta Fjala

uje19

Niseni ditën me ujë dhe limon dhe shumë shpejt do zbuloni të mirat shëndetësore të cilat ai i fal organizmit tonë.

Pastron sistemin: uji më limon rrit funskionin enzimë, stimulon mëlçinë dhe largon toskinat dhe mbeturinat nga trupi.

Ndihmon në tretje: uji me limon largon toksinat e këqija nga trupi dhe lehtëson simptomat e urthit, problemet e stomakut dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Pastron lëkurën: antioksidantët që gjenden në limon ndihmojnë në heqjen e puçrave, akneve dhe porblemet e tjera të lëkurës. Ai ndihmon në parandalimin e rrudhave gjithashtu.

Lufton infeksionet virale: uji i ngrohtë me limon është mënyra më efektive për të zvogëluar infeksionet virale dhe pastrimin e fytit. Lëngu i limonit nxit sisteminimunitar dhe në të njëjtën kohë ndihmon në luftimin e plotë të infeksionit.

Nxit sistemin imunitar: vitamina C që gjendet në limon është faktor kyç që ndihmon në nxitjen e sistemit imunitar.

Është burim i shkëlqyer kaliumi: limoni është i pasur me kalium, i cili është i mirë për shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Freskon frymëmarrjen: uji me limon lehtëson dhimbjen e dhëmbëve dhe pastron gojën nga mikrobet. Megjithëse aciditeti i limonit dëmton smaltin e dhëmbëve, kur hollohet me ujë ai nuk e ka këtë ndikim negative.

Ul inflamacionin: nëse pini një gotë ujë më limon çdo mëngjes do të ulet aciditeti në trup. Ai do të nxisë heqjen e baktereve përmes urinës.

Rrit energjinë: lëngu i limonit i jep trupit energji dhe ndihmon në uljen e ankthit dhe depresionit. Vetë aroma e limonit ka një efekt qetësues në sistemin nervor.

Ndihmon në humbje peshe: për shkak të fibrave që përmban, limoni ndihmon në luftimin e ndjenjës së urisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/niseni-diten-me-uje-dhe-limon-ja-arsyeja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala