Nis dialogu në nivel teknik mes Prishtinës e Beogradit

Autori:Gazeta Fjala

bruksel

Një raund i ri i dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik ka filluar sot në Bruksel.

Burime të afërta me delegacionin e Beogradit kanë konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve” Tanjug” se tema e ditës së parë të bisedimeve në Bruksel  që do të zgjasin tri ditë do të jetë zbatimi i marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, përkatësisht çështjen e targave të automjeteve nga Kosova.

Ndërkaq, në ditën e dytë të bisedimeve që zhvillohen më 8 shtator në rend dite do të jenë çështjet kadastrale si dhe krijimi Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, marrëveshje kjo e cila vlerësohet nga pala serbe si thelbësore në bisedimet Prishtinë-Beograd.

Në ditën e fundit të bisedimeve, të premten, delegacionet e të dyja vendeve  do të diskutojnë rreth caktimit të kufijve të pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Gjatë tre ditëve të bisedimeve teknike në Bruksel, delegacioni i Prishtinës kryesohet nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga Marko Gjuriq, drejor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nis-dialogu-ne-nivel-teknik-mes-prishtines-e-beogradit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala