Nikolliq: Serbia e gatshme ta dërgoj ushtrinë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

tomislav-nikolic

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Kosovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet.

I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliq tha se “nëse serbët vriten, po”.

Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd, raporton agjencia Beta.

Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt.

Nikolliq ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe”, nuk ishte provokim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nikolliq-serbia-e-gatshme-ta-dergoj-ushtrine-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala