Nigeri, 70 për qind e barnave false

Autori:Gazeta Fjala

thumbs_b_c_870c361c64892bb547b2b16592bc4ab4-650x358

Qindra persona në Nigeri vdesin si pasojë e sëmundjeve epidemike, siç janë kolera, poliomieliti, malaria, diarreja dhe virusi i lisë së majmunit

Shtatëdhjetë për qind e barnave që shiten në Nigeri janë false, ka pohuar Prof. Andrew Nevin në Konferencën Nacionale të Farmaceutikës në Nigeri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nevin ka rikujtuar se përdorimi i barnave false ndikon negativisht në ekonominë e vendit dhe te popullata, duke apeluar te qeveria e Nigerisë të ndërmarrë masa ndaj këtyre barnave.

Ai theksoi se 100 mijë njerëz në vit humbin jetën në tërë Afrikën si rezultat i barnave false.

Qindra persona në Nigeri vdesin si pasojë e sëmundjeve epidemike, siç janë kolera, poliomieliti, malaria, diarreja dhe virusi i lisë së majmunit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/nigeri-70-per-qind-e-barnave-false/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala