Ngritët aktakuzë ndaj zyrtarëve komunal në Prizren për keqpërdorim të pozitës

Autori:Gazeta Fjala

unnamed-7

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Z.A., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015 në Prizren, në cilësinë e Ud. Drejtor në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj. Në atë mënyrë që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë së Financave të Komunës së Prizrenit, me TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, ashtu që për tri televizionet arrinë shumën prej 11.800 euro në vjet.&nb sp;

Ndërsa, i akuzuari i dytë E.S., në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2016 në Prizren, në cilësinë e Drejtorit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona tjerë juridik: TV Opinion, TV Besa dhe TV Prizreni, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, në atë mënyrë që pa ndonjë procedurë të tenderimit lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese lidhur me sensibilizimin e opinionin publik rreth pagesave të tatimit në pronë në Komunën e Prizrenit. I njejti lidh kontratë me TV Opinion, TV Besa dhe me TV Prizreni, asht u që për tri televizonet arrinë shumën prej 11.800 euro në vjet.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit Z.A., dhe E.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat i’u vihet në barrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ngritet-aktakuze-ndaj-zyrtareve-komunal-ne-prizren-per-keqperdorim-te-pozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala